Fjalimi i Ramës në KiE, Pozhari: Komplet shfaqje, nuk ua ndryshon mendjen kosovarëve
Analisti, Xhevdet Pozhari, thotë se fjalimi i mbajtur ditën se djeshme nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës ishe më tepër një shfaqje.
Xhevdet Pozhari: Ajo çfarë interpretoi zoti Rama ishte më tepër një shfaqje. Nuk mendoj se ka shërbyer për të lehtësuar rrethanat që gjithsesi janë të padrejta ndaj qytetarëve por këtu në Kosovë sot është harruar si bora e vitit të kaluar.
Gjatë një interviste për Ora News me gazetarin Evrest Dedaj, Pozhari u shpreh se Rama di të shfrytëzojë situatat dhe një shfaqje e tillë nuk ua ndryshon mendjen kosovarëve lidhur me qëndrimin që mban Rama për Kosovën.
Xhevdet Pozhari: Ishte komplet shfaqje e zotit Rama dhe nuk është kjo diçka që nuk jemi mësuar ta shikojmë përgjatë këtyre 3 mandateve. Din të shfrytëzojë situata të tilla.
Donte të bënte një shkëputje veçanërisht në Kosovë, nuk janë të paktë zërat që shtrojnë pyetjen se si zoti Rama mund të ndihet më i afërt me Vuçiç se me kryeministrin e Kosovës Kurtin. Ishte një shfaqje sa për sy e faqe që nuk është se ua ndryshoi mendjen Kosovarëve.
A do të ndikonte tek akuzat që shkojnë për drejtuesit e UÇK-së?
Xhevdet Pozhari: Nuk them që kjo e dëmton çështjen, megjithatë përtej shfaqjeve të tilla ku të gjithë e dinë realitetin sa i përket luftës në Kosovë është mirë që Shqipëria dhe Kosova të bashkëpunojnë në mënyrë institucionale që tu gjenden afër për çfarë kanë nevojë.
Raporti i Dick Marty kundër UÇK-së për kryeministrin Rama është prodhuar në Kremlin dhe më pas ka arritur në Europë duke u marrë si fakt në një kohë që nuk ka asnjë provë për trafik organesh.
Nga Asambleja e Përgjithshme e Këshillit të Europs, Rama ju bëri thirrje këtyre të fundit ta rrëzojnë rezolutën bazuar mbi raportin Dick Marty.

