Ndreu: Demokratet e duan bashkimin, por e shoh të vështirë, duhet të kapërdijnë shumë gjëra
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetarja Anduela Ndreu u shpreh se demokratët duan që PD-ja të bashkohet brenda vetës dhe të dalë si një në zgjedhjet lokale.
Ajo tha se nuk ka shumë besim që një gjë e tillë të mund të ndodhë, duke shtuar se është e nevojshme për një alternativë përballë pushtetit.
Ndreu: Duke parë zhvillimin qysh më 25 prill deri edhe sot, kjo që po ndodh në PD për tu bashkuar, do të doja të ishte një mundësi për PD-në dhe demokratët, sepse demokratët përtej kryetarëve, ata e duan bashkimin. Demokratët e thjeshtë do të duan që ta kenë përballjen si një opozitë të bashkuar.
Qeveria ka 1001 të zeza, por mund të gjendet një alternativë shumë e mirë përballë kësaj qeverie dhe që të jetë për njerëzit. Të negociosh brenda vetes duhet të kapërdish atë që janë thënë në media dhe rrjete sociale. Shpresoj që të jetë rast për bashkim, edhe pse nuk kam besim.

