Koka: Nuk ka figura PD-ja që mund të përballet me bandat kriminale të PS-së në zgjedhje

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari Bledian Koka u shpreh se PD-ja nuk ka figura të denja që të përballet me bandat kriminale të PS-së.

Ai tha se nëse flitet për kandidatë mes të dyja partive atëherë mund të fitojë PD-ja, por jo përballë fuqisë së bandave.

Koka: A ka figura të denja të PD-së që mund të përballen me bandat kriminale të PS-së, sigurisht që nuk ka. Këta përballë kanë bandat kriminale. Në këtë aspekt, padiskutim që PD-ja i ka të humbura zgjedhjet. Nëse i marrim sahanlëpirësit e PS-së dhe këta që ofron PD-ja unë besoj se ka.

Këtu është asgjësuar koncepti i platformës dhe alternativës. Në mandatin e parë ai kërkoi aleancën e qelbësirave për të hequr Berishën. Në vitin 2017 ai tha më jepni timonin që të qeverisë i vetëm. Këtu janë shembur të gjitha vlerat.