Sula: Konflikti në PD mes Berishës dhe Bashës personal, njëri nuk iku tjetri nuk u bë kurrë kryetar

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Dashnor Sula u shpreh se konflikti në PD ka qenë personal mes Berishës dhe Bashës.

Ai tha se nuk ia ka përmendur ndonjëherë Berishës non gratan dhe korrupsionin dhe shtoi se PD-ja është një parti rebele.

Sula: S’kam dalë kurrë të shajë Sali Berishën ose t’i përmend non grata, apo fjalën korrupsion, sepse kam respekt si ish-lider i PD-së. Ai është një konflikt personal dhe nuk ishte një konflikt i të tjerëve. Ai ishte një konflikt mes dikujt që nuk u bë kryetar kurrë dhe dikujt që nuk iku kurrë. Mua më pëlqen që të jem i drejtë.

Ne jemi një parti rebele dhe jo që rri në rresht. Unë kam votuar shumë herë kundër Berishës, por ama kam bashkëjetuar me Berishën sepse jam i bindur se PD-ja fiton me figura. Edhe sot e besoj këtë gjë. Kemi figura që mund të imponohen.