"Jashtë Matriksit" nga Alfred Cako - Përse zhduken fëmijët?

Përse zhduken fëmijët? Ishte tema e kësaj të enjteje në "Jashtë Matriksit" nga Alfred Cako në RTV Ora.

Cako: Kjo është një temë sensitive dhe nuk besohet nga shumë njerëz, por trafikimi i fëmijëve ekziston. Fëmijët merren me forcë.

Ka shumë dokumentarë që nuk ndodhen në Youtube dhe do të shihni shumë raste se si rrëmbehen fëmijët për qëllime trafikimi në shumë vende të botës.

Merren edhe fëmijët që dërgohen në disa organizata satanike që i përdorin fëmijët për rituale. Nuk besoj se në Shqipëri ekzistojnë këto organizata.

Në SHBA ka mbi 1 milionë fëmijë që rrëmbehen çdo vit dhe FBI-ja ka gjetur fëmijë në Los Angeles në një operacion policie.

Ekziston një organizatë që është për mbrojtjen e fëmijëve e cila me ligj ju merr foshnjat prindërve ku në 85% të rasteve dhe u merren për shkaqe nga më banalet.

Kjo organizatë shkon dhe u merr fëmijët, një pjesë e tyre humbasin rrugës, pasi shiten dhe trafikohen nga këta punonjësit socialë që punojnë aty.