A mund të ndodh të bien çmimet e apartamenteve në Tiranë?
Çmimi i banesave në Tiranë ka pësuar një rritje katastrofike sa i përket çmimit vitet e fundit.
Pedagogu, Genti Kaprata thotë se nëse në Tiranë është rritur çmimi 40 për qind në një vit, në Europë duhen 12 vjet për të ndodhur një rritje e tillë e çmimit të banesave.
Por a mund të ndodh të bien çmimet e apartamenteve në Tiranë?
Në një intervistë për RTV ORA Kaprata tha se një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm në rast se ky treg do të hyjë në rregullat e tregut të lirë kapitalist dhe rënia do të jetë 20-30 për qind.
Genti Kaprata: Ka 3 vjet që bankat që bankat shqiptare kanë filluar një garë se kush jep kredi më mirë për banesa. Sot dëgjova reklamën e një banke që jepte kredi pa asnjë pagesë paraprake. Kjo do të thotë se për atë bankë çmimi i banesave do të rritet të paktën për 20 vjet çka nuk do të ishte normale. Duke u rritur vlera dhe banka është më e sigurtë në vlerën e kapitalit. Nëse ky treg do të hyjë në rregullat e tregut të lirë kapitalist mund të bie me 20 deri 30 %. Sepse tregu është shumë i diskutueshëm.
