Shfajësimet e Erion Veliajt për dështimet

Në përgjigje të sulmeve dhe shantazheve që Erion Veliaj ka bërë ndaj gazetarëve të Tv Ora dhe Ora News, por edhe atyre pak kolegë që marrin guximin të thonë atë që mendon shumica, këtë radhë nuk po sjellim vetëm premtimet e pambajtura, por tentativat e tij për të shmangur përgjegjësitë

Çfarë e shqetëson kryetarin e bashkisë së Tiranës? Tashmë pas 8 vitesh në pushtet, ku një mandat e mori badihava pa asnjë konkurrent, zbuloi një ngjarje historike

Por çfarë zbulon më tej. Inatin e ka me analistët, kritikët e shumë të tjerë që i guxojnë të flsasin për ato që ai nuk do të thuhen

Por kush i ka kundërshtuar ndërtimet në qendër të kryeqytetit? (Shikoni videon)

Zbulimi i Veliajt për shqiptarët që mbërrijnë në Tiranë është i çuditshëm madje, pasi harron që në kryeqytet popullsia është rritur vit pas viti edhe para se ai të shiste fiq

Por të kthehemi aty ku Veliaj e ka si shqetësim, te pallatet që po zënë çdo shesh ku dikur luanin fëmijët. Meraku i tij është se nuk ka ku strehohen të rinjtë që duan të qëndrojnë në Tiranë.

Por në fakt pyetja shtohet kush prej të rinjve mund të blejë shtëpi të re me 4 mijë euro metër katror. Dhe përse u harrua premtimi se ndërtimet e reja nuk do të ishin më në qendër të kryeqytetit

Më tej, në të njëjtin takim Veliaj zbulon një tjetër habi, në Ukrainë tokat e mbjella janë shumë më të mëdha se në Shqipëri.

Por inatin Veliaj e ka me kritikët dhe nuk i bën as përshtypje raporti i ndërkombëtarëve për sulmet ndaj medies. Me sa duket edhe pse e përmend si dramë periudhën e komunizmit Veliaj ka nostalgji dhe për brohoritjet e komanduara të kohës ndaj nuk e kupton kontributin që i jepet vendit nga liria e shprehjes.