Vidhte kabllot e dritave në rrugë me thika e sëpatë, kapet në flagrancë 28 vjeçari

Një 28 vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Elbasanit pasi dëmtonte dhe vidhte kabllot e rrjetit energjitik.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në  flagrancë shtetasin B. S., 28 vjeç, pasi ka tentuar të vjedhë kabllot e ndriçimit elektrik të një rruge në lagjen “Skënderbej”, pasi i ka prerë ato, me mjete prerëse.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan 28-vjeçarit, një sëpatë, 2 thika dhe një kaçavidë," njoftoi policia.

Materialet i  kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.