Elbasan/ Burri i dëshpëruar kërkon ndihmë, prej 5 vitesh kujdeset vetëm për të ëmën e paralizuar

Bujar Sadikja nga Papëri i Elbasanit jeton në kushte të vështira ekonomike. Ai prej 5 vitesh kujdeset për nënën e tij të paralizuar, ndërsa thotë se e ka të vështirë të sigurojë edhe bukën. Ai përmes Ora News ka kërkuar ndihmën qytetarëve shqiptarë.

Bujar Sadikja kujdeset prej 5 vitesh për nënën e sëmurë në Papër të Elbasanit.

88-vjeçarja është e paralizuar, ndërsa dergjet në shtrat mes sëmundjes dhe varfërisë.

Bujari nuk e ka lënë vetëm për asnjë moment, pasi ajo do kujdes 24 orë.

17 000 lekët që merr në muaj, thotë se nuk i mjaftojnë.

Nevoja e tyre më e madhe është sigurimi i ushqimit dhe i një makine larëse për rrobat.

Me lot në sy Bujari i kërkon ndihmë çdokujt që ka mundësi ta ndihmojnë.

“Kërkoj nga institucionet ta shikojnë gjendjen time, të vënë dorën në zemër si për nënën e tyre. A nuk kanë nënë ata?” – u shpreh Bujari me lot në sy.