Berisha nuk ndalet, tani e gjeni dhe në Tik Tok

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk ndalet.

Pas rrjeteve sociale vendos të hapë llogari edhe në TikTok.

“Një përshëndetje të përzemërt nga kanali im zyrtar në TikTok. Jam entuziast se sot filloj me ju një dialog nëpërmjet këtij kanali që njeh përparim të shpejtë. Teknologjia ka qenë dhe mbetet një pasion i imi” thotë Berisha në videon që e ka publikuar në tik tok.

@prof.dr.saliberisha Mirëdita, një përshëndetje të përzemërt nga kanali im zyrtar #TikTok #sb #partiademokratike#saliberisha#pdsh ♬ original sound - Sali Berisha