Paditi Shqipërinë për shkarkimin, Strazburgu “refuzon” ish guvernatorin Ardian Fullanin

Ish guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, ka humbur betejën në Gjykatën e Strazburgut. Fullani kishte ankimuar vendimin e shkarkimit  nga parlamenti , por sipas Strazburgut ish-guvernatori duhet të kishte ezauruar edhe gjykatën Kushtetuese     

Gjykata e Strasburgut ka rrëzuar kërkesën e Ardian Fullanit, i cili  paditi shtetin shqiptar  për shkarkimin nga detyra.

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka refuzuar ankimimin e Adrian Fullanit kundër shkarkimit të tij nga parlamenti, duke e shpallur unanimisht të papranueshëm.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Sipas Strasburgut, Fullani nuk ka ezauruar të gjitha mjetet ligjore brenda vendit.

 “Gjykata konstatoi se z. Fullani nuk kishte përdorur të gjitha mjetet juridike të brendshme në dispozicion të tij. Në veçanti, ai nuk kishte paraqitur një ankesë kushtetuese e cila, që nga ndryshimet në Kushtetutën e vitit 2016, kishte qenë në parim, një mjet efektiv në lidhje me pretendimet e ndonjërit, shkelje e të drejtave të mbrojtura nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Protokollet e saj që është ratifikuar nga Shqipëria,” thuhet në vendim.

Çështja kishte të bënte me vendimin e Kuvendit  për shkarkimin e z. Fullani nga detyra si Guvernator i Bankës Qendrore të  Shqipërisë pas arrestimit të tij me dyshimin për shpërdorim detyre.

Ai më pas u shpall i pafajshëm.  Pasi përfitoi edhe kompesim për burgim të padrejtë  madje edhe dëmshpërblim per stresin e krijuar Fullani ndërmori veprime ligjore për të kundërshtuar shkarkimin e tij nga parlamenti dhe rikthimin ne detyrë.

Fullani ka kërkuar kthimin në detyrën e guvernatorit me pretendimin se shkarkimi i tij është bërë në shkelje të nenit 8 të konventës së të drejtave të njeriu. Fullani u largua nga detyra e guvernatorit pas vjedhjes së 700 milionë lekëve nga dega e thesarit të bankës së Shqipërisë në Tiranë.

Më 18 shtator 2014 parlamenti e shkarkoi nga detyra e Guvernatorit dhe si anëtar i Këshillit Mbikqyrës.