Vendosnin baste sportive me celularët e tyre, vihen në pranga 3 persona në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Tetor 2022, 15:19
Tre persona kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen se kanë organizuar lojëra fati në mënyrë të jashtëligjshme.
Si rezultat i operacionit policor të koduar "Fati i lojërave", u arrestuan në flagrancë shtetasit: E. A. 34 vjeç, A. Xh., 28 vjeç dhe E. Xh., 28 vjeç, të tre banues në Tiranë.
“Gjatë kontrolleve të pandërprera të ushtruara nga shërbimet e Policisë, këta shtetas u kapën në flagrancë, në një lokal, duke vënë baste sportive, me celularët e tyre, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
