Masakra me 3 viktima në Klos/ Si nisi konflikti mes familjeve, vëllai i autorit: E kërcënuan vajzën me foto nudo

Pëlqimi i ndërsjelltë në rrjetet sociale, i shndërruar në një histori shantazhi mes dy djemve dhe një vajze prodhoi 3 viktima dhe dy të plagosur në Klos.

Fatmir Mjeshtri, vëllai Fiqiriut, autor i masakrës së ndodhur më 12 tetor në Klos, zbulon se si nisi e gjitha.

"U munduam për më tepër se një javë që ti ulnim baballarët e djemtë për të marrë vesh se përse e çuan vajzën e vëllait në depresion dhe për çfarë arsye Shira e ka kërcënuar. Vajza ka shkuar në spital në gjendje kome. Vajzës i bëhej presion në rrjetet sociale nga Shira. E ka kërcënuar se do ta shkatërrojë duke i kërkuar foto.

Vetë Fatmiri tregon se tentoi të ndërmjetësonte mes të rinjve për të shpëtuar mbesën dhe për të shuar në heshtje përfshirjen e saj në këtë lidhje.

Por një mesazh anonim që i shkoi babait 16 vjeçares duke zbuluar çdo gjë.

39 vjecari Fatmir Mjeshtri, pasi I mësoi të gjitha, dha dy rrugë për 17 vjecarin Kenardo Shira.

"O ta marrë për nuse o kam për ta vrarë djalin"

Të mërkurën. 12 tetor, tre palët e përfshirë në histori u bënë bashkë në një lokal në qytetin e Klosit.

Dy adoleshentët Kenardo Shira dhe Renato Hasula kishin në krah edhe baballarët, ndërsa në anën tjetër ishin tre vellëzërit Mjeshtri.

Në dëshminë e tij për këtë takim, vëllai i autorit të masakrës tregon se të rinjtë e kaluan në tallje çështjen vajzës.

"Merre ti për nuse, jo unë për nuse. Vëllai im tha: Ju po talleni. U ngrit nga tavolina në këmbë. Ka nxjerrë armën dhe qëlloi"

Në vendin që u përgjak pasi lidhja nuk u kthye në martesë, këtë të enjte, 13 tetor, ishte vendosur një buqetë me lule, ndërsa tre viktimat u përcollën në banesën e fundit në fshatrat Dars dhe Fullqet.

Babë e bir Eglantin dhe Renato Hasula ndërkohë vijojnë të trajtohen në Spitalin e Traumës.

Mesditën e 12 tetorit Fiqiri Mjeshtri qëlloi me armë duke vrarë Kenado Shira, 17 vjeç dhe të atin Ilir Shira 46 vjeç ndërsa mbetën të plagosur Renato Hasula 14 vjeç dhe babai i tij Eglantin Hasula, 39 vjeç. Më pas policia tha se Fiqiri Mjeshtri kishte vrarë veten ndërsa dy vëllezërit e tij u arrestuan si të dyshuar si bashkëpunëtorë por u lanë të lirë një ditë më pas.

DESHMIA E PLOTE E FATMIR MJESHTRIT

"U munduam për më tepër se një javë që ti ulnim baballarët e djemtë për të marrë vesh se përse e çuan vajzën e vëlalit në depresion dhe ëpr çfarë arsye Shira e ka kërcënuar.

Vajza ka shkuar në spital në gjendje kome.

Vajzës i bëhej presion në rrjetet sociale nga Shira. E ka kërcënuar se do ta shkatërrojë duke i kërkuar foto.

Hasulla nuk i bënte presion. Kishte vetëm mesazhet dhe kishte kërkuar që ti bënte bashkë prap. Kam shkuar për marrëveshje, ka ardhur djali i Shirës tek mua. I thashë vëllait se do të shkoja ta takoja unë djalin, se mos bënte ndonjë veprim të nxituar se do tja gjejmë gjuhën kësaj pune se janë fëmijë, eshtë moshë adoleshente dhe mund të ketë gabuar.

Kur ka ardhur djali i Shirës nga Durrësi vonë në darkë, ka takuar vëllanë tim dhe më mori vëllai në telefon: Fatmir hajde se djali erdhi, çfarë ke për ti thënë. Kur shkova i dhash dorën djalit, e pyeta për emrin por nuk ia mbaj mend dhe i thash mos u frikëso, mos ki frikë për asgjë, jam Fatmir Mjeshtri.

thashë ta merrte babin në telefon dhe të shkonim tek shtëpia e tij ose tek imja të flisinim se kishim të dhëna se kishte kërcënuar vajzën. E pyeta çfarë lidhje kishte me vajzën.

Më tha se vajza i kishte bërë ftesë në Facebook dhe pas kësaj kishin folur aty. Po adresën i tash si ia more, dhe më tha që ma dha vetë.

Ai ia kishte bllokuar adresën e i kishte shkarkuar të gjitha fotot nga adresa dhe i ka thënë: Po nuk bëre ato që të them unë, të më çosh foto nudo nga të gjitha format, unë do të hap fotot në rrjetet sociale dhe ty si femër do të ët shkatërroj jetën.

Goca në atë moment ia ka mbyll telefonin nga frika dhe ai ka marrë motrën e madhe. Motrës së madhe i ka thënë që ti thotë vajzës se nëse nuk do të bënte ato që thonte ai do ta shkatërronte vajzën, do ta çonte në atë gjendje që do prishte jetën. Djali na njihte të gjithëve se ishte rritur këtu në Klos.

I është dërguar dhe një mesazh anonim djalit të vëllait tim që jeton në Angli dhe i thotë se vajza ishte lidhur me djalin e Shirës, kujdes i ka thënë se unë të kam si vëlla. Nuk i ka thënë as kush është. Nga Anglia djali i ka thënë babait të vazjës që të kenë kujdes me vajzen,"  tha vëllai i autorit.