Terminali, në ëndrrat e Veliajt

Erion Veliaj nuk i ka për gjë premtimet elektorale, nga të cilat heq dorë menjëherë pasi merr votat e qytetarëve. Një i tillë është dhe premtimi për ndërtimin e terminalit të urbanëve, ku në vend të tij Veliaj ka mundësuar vetëm kaos dhe radhë të gjata të udhëtarëve që presin në këmbë.

Kryeqytetasve po u shuhen shpresat nga dita në ditë se mund ti kenë urbanët pranë qendrës së Tiranës.

Kjo pasi është vetë kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili të vetmin premtim që mban ka atë të brakstisjes së premtimeve elektorale.

Ky është sheshi pas Muzeut të Kulturës, ku ishte parashikuar jo vetëm si hapësirë e gjelbërt dhe ambient shlodhës, por edhe si hapësirë e qëndrimit dhe këmbimit të urbanëve.

Premtimin Erion Veliaj e ka dhënë në vitin 2017, madje ai është zotuar për përfundimin e shpejtë të tij.

"Një pjesë do reabilitohet për stacionin e autobusëve urbanë" deklaronte Veliaj në 20 mars 2017.

Por si është e vërteta?

Kur kanë kaluar 5 vite nga kjo deklaratë, jo vetëm që nuk ka asnjë gjurmë të terminalit, madje ashtu siç kryebashkiaku kishte konstatuar, pranë zonës së Nëntëkatësheve udhëtarët qëndrojnë në radhë të gjata për të marrë urbanin dhe shpesh krijohet kaos ashtu si dikur, duke vështirësuar edhe lëvizjen e automjeteve në qendrën e qytetit.

Por po si qëmoti edhe njerëzit vazhdojnë të dynden në urban duke krijuar jo pak incidente, a thua se regjisorët e  filmave të periudhës së komunizmit e dinin se si do të ishte situata kur bashkinë ta drejtonte Erion Veliaj.

Shpesh kanë ndodhur edhe raste të interpretuar mrekullisht nga kapedani.

Të kthehemi jo në soc-komunizmi, por në situatën sot. Edhe ky shesh shpejt do të zhduket, në vend të tij do të kemi kullën me gjigande të parashikuar deri më sot, duke e shndërruar tashmë sheshin "Skënderbej" në shesh lagjeje.

Kujtojmë se kanë qenë raportet ndërkombëtare që kanë bërë të ditur se përmes boomit të ndërtimeve në Tiranë krijohet pastrimi i parave.

Ndaj sërish lind pyetja, përse edhe ky premtim u harrua dhe sot në vend të sheshit dhe terminalit do kemi vetëm pallate.