Vrau dhe groposi 16 vjeçarin për orën "Rolex", Gjykata lë në burg Kristjan Cenaj

Gjykata e Kurbinit ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg për Kristjan Cenaj i cili akuzohet se vrau 16 vjeçarin Mariglen Gjonaj në 2015. Sipas policisë dhe prokurorisë, 7 vite pas vrasjes është arritur të provohet se Cenaj ka vrarë Gjonajn për t'i vjedhur një orë rolex dhe një varëse floriri.

Kristjan Cenaj i cili akuzohet për vrasjen e 16 vjeçarit Mariglen Gjonaj në 2015 në Kurbin ka dalë për herë të parë para gjykatës.

 7 vite pasi kreu vrasjen Cenaj, u njoh me akuzën e vrasjes në seancën e cila zgjati 1 orë e 30 minuta.

Pasi dëgjoj palët gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për 30 vjeçarin.

Cenaj mësohet se ka mohuar vrasjen, ndërasa në një deklaratë për media policia dhe prokuroria e Lezhës thanë se kanë arritur të provojnë autorësinë e varsjes.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

16-vjeçari Mariglen Gjonaj, i zhdukur në vitin 2015 në Fushë Kuqe të Kurbinit u vra nga Kristjan Cenaj aso kohe 23 vjeç, për ti grabitur orën ROLEX dhe varesët e floririt që mbante qafë.

Policisë dhe Prokurorisë së Lezhës iu deshën 7 vite hetime për provuar dyshimin e nënës së adoleshentit, pasi Kristjan Cenaj , ishte personi i fundit me të cilin ishte takuar i biri.

Për 7 vite, familjarët e Mariglen Gjonajt kanë kërkuar drejtësi për 16 vjeçarin eshtrat e të cilit u gjetën vetëm 7 muaj më parë.