Tepelenë, e moshuara humb jetën pasi përplaset nga makina

Një e moshuar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një makinë mesditën e sotme në Tepelenë.

Drejtuesi i mjetit pas ngjarjes u shoqërua në ambjentet e komisariatit për hetime të mëtejshme.

"Rreth orës 13:00, në lagjen "Selam Musai", Tepelenë, automjeti me drejtues shtetasin H. Xh., 30 vjeç, banues në Tepelenë, ka aksidentuar shtetasen Z. Rr., rreth 71 vjeçe, banuese në Tepelenë, e cila si pasojë ka ndërruar jetë në spital," njoftoi policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.