Apeli dënon me 800 mijë lekë gjobë ish-deputetin Artur Roshi për shpifje
Gjykata e Posaçme e Apelit ka dënuar me gjobë 800 mijë lekë ish-deputetin Artur Roshi.
Ish-deputeti është akuzuar për shpifje.
Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:
- Lënien në fuqi të vendimit nr. 16, datë 01.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar përsa i përket deklarimit fajtor të të akuzuarit A.R., për veprën penale të “Shpifjes”, parashikuar nga paragrafi 1 i nenit 120 të Kodit Penal.
- Ndryshimin e vendimit si vijon:
- Dënimin e të akuzuarit A.R. për veprën penale “Shpifje”, sipas paragrafit 1 i nenit 120 të Kodit Penal dhe dënimin me 500.000 (pesëqind mijë) lekë gjobë.
- Deklarimin fajtor të të akuzuarit A.R., për veprën penale “Fyerja”, sipas paragrafit 2 të nenit 119 të Kodit Penal dhe dënimin me 500.000 (pesëqind mijë) lekë gjobë.
- Në bashkim të dënimeve, caktohet një dënim i vetëm në masën 800.000 (tetëqind mijë) lekë gjobë, e cila të paguhet me këst 25.000 (njëzet e pesë mijë) lekë në muaj në afatin 32 (tridhjetë e dy) muaj.
- Shpenzimet gjyqësore në masën 245.700 (dyqind e dyzetë e pesë mijë e shtatëqind) lekë i ngarkohen të akuzuarit A.R.