Vrasja në Klos/ Autori vrau veten pranë policëve, dëshmitarët deklaruan se ai qëlloi drejt dy viktimave

Vrasja e dyfishte në Klos është provuar me dëshmitarë dhe pamje filmike se është kryer nga Fiqiri Mjeshtri.

Deri në këtë fazë të hetimit asnjë person nuk është arrestuar pasi dhe vëllezërit e Fiqiriut ka rezultuar se nuk kane pasur armë.

Fiqiriu ka vrarë veten me një plumb në kokë, teksa po ndiqej nga afër nga policia lokale.

Ngjarja e Klosit sipas burimeve ka ndodhur jo shumë larg policëve të cilët ishin në ambjentet e shlollës së Klosit.