Korçë, nëna denoncon 40 vjeçarin në polici se i ka ngacmuar seksualisht djalin me aftësi ndryshe
Një grua ka denoncuar në policinë e Korçës se 4 muaj më parë një 40 vjeçar i ka ngacmuar seksualisht djalin e saj.
Djali i 55 vjeçares mësohet se është me aftësi ndryshe.
Ngacmimi i pretenduar nga ana e nënës është bërë ditën e djeshme në komisariatin e Korçës.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet për vlerësim, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, pasi më datë 12.10.2022, ka bërë kallëzim shtetasja A. Q., 55 vjeçe, banuese në fshatin Porodinë, Korçë, e cila pretendon se 4 muaj më parë, shtetasi D. M., 40 vjeç, i ka ngacmuar seksualisht djalin e saj me aftësi ndryshe. Kjo ngjarje nuk është raportuar më parë në Polici, nga familjarët e djalit," njoftoi policia.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.