Rama: Fjala ime ishte si një bombë në mexhelisin e Këshillin e Evropës, trafiku i organeve një çorbë
Nga Strasburgu, kryeministri Rama për gazetarët shqiptarë u shpreh se prezenca në KiE ishte e madhe dhe do të shqetësohej nëse nuk do të kishte reagime.
Ai u shpreh se ajo që ai tha në fjalën e tij ishte si një bombë për atë që Rama e quajti si një çorbë të gatuar me çështjen e trafikimit të organeve.
Rama: Nuk ishte diçka që u kthye pas, por nëse nuk do të kishte reagime do të ishte i shqetësuar se do ta kalonin si një fjalim. Prezenca ishte e madhe sepse ata vijnë nga 26 vende, por është normale sepse është një bombë në mes të mexhelisit ku është gatuar e gjitha ajo çorbë. Unë nuk akuzoj askënd, por është një çorbë e shpifur.
Në Serbi do të ketë një debat. Është bërë një kohë e gjatë që jam shërbëtor i Serbisë në Kosovë. Unë besoj se gjërat duhet dhënë, sepse e vërteta dhëmb, por ama shëron. E vërteta është zbardhur dhe nuk ka asnjë fakt dhe provë, përpos fantazisë. Procesi atje ka historinë e vet, por historia e trafikut të organeve shkon përtej Thaçit dhe prek gjithë kombin shqiptar. Kjo ka ndikuar edhe në psikikën e personave të tjerë.

