Berisha: Do të bëjmë gjithçka për bashkimin e plotë të opozitës

“Do të bëjmë gjithçka për bashkimin e plotë të opozitës.”

Kështu u shpreh kreu i Partisë demokratikë Sali Berisha gjatë një takimi të zhvilluar me banorët në Vaun e Dejës.

Sipas tij PD tashmë është më e fuqishme pasi në këto zgjedhje shkojnë me një praktik të re sa u përket personave që do ti përfaqësojnë.

Sali Berisha: Këto zgjedhje kanë rëndësi kritike për ne dhe vendin. Kemi vendosur norma. Vota juaj do të përcaktojë çdo gjë. Kemi vendosur vullnetin tuaj në vendimmarrje në piedestal. Në këto zgjedhje do të japim mundësinë të votojnë dhe mbështetësit tanë, simpatizantët tanë. Të gjithë do të regjistrohen nga ju, seksioni i PD. Kjo na bën ne një forcë politike shumë më të fuqishme, ndaj në këto zgjedhje shkojmë me një praktikë të re. Do të bëjmë gjithçka për bashkimin e plotë të opozitës shqiptare të shkojmë me një kandidat të fitojmë zgjedhjet siç e meritojmë.