Edhe FMN kundër draftit të aministisë fiskale: Falë evazorët fiskalë

Fondi Monetar Ndërkombëtar është shprehur kundër projektligjit të qeverisë shqiptare për amnistinë fiskale.  

Në konferencën për mediet pas takimit me ministren e Financave dhe guvernatorin e Bankës përfaqësuesja e FMN thekson se kjo nismë nuk është zgjidhja për formalizimin e parasë dhe rrezikon të falë "evazorët fiskalë"

"Pr/ Ligji për aministinë mund të konsiderohet si dëmtim për moralin tatimor, një kartë për të dalë nga detyrimi i pagesës së të gjitha detyrimeve tatimore dhe për të favorizuar evazorët duke qenë se përfshin një falje të konsiderueshme të atyre që kanë dhe një heqje komplet të interesave dhe penaliteteve që mund ti japin imunitet nga ndjekja penale dhe kontrolli constant që ligji mund ti bëjë këtyre personave.

Sugjerimi

Sipas propozimit të qeverisë, përmes projektligjit shqiptarët do të mund të fusin në bankë deri në 2 milonë euro, por FMN deklaroi dhe problemet që do të lindnin me kontrollin e parave. FMN sugjeron që drafti i amnistisë të bëhet një plan i vetëdeklarimit vullnetar

"Qeveria duhet të ndryshojë ligjin e aministisë me një plan të vetëdeklarimit vullnetar dhe për ta bërë këtë duhet ta konsiderojë këtë program vetëm kur të ketë krijuar disa parakushte, për një gjë të tillë. Që do të thotë një sistem mjaftueshëm modernë të administratës tatimore dhe me një sistem mjaft të përshtatshëm për zbatimin.

Në këtë pikë duhet të ketë dhe kompetenca që janë të besuara, që administrata ka aftësi të besueshme për zbulimin.  Duhet ti jepet besim publikut se evazorët tatimorë që nuk deklarojnë do të ndiqen dhe do të penalizohen."

Tjetër rezervë u dha edhe sa i përket skemës së ndihmës financiare, ku FMN kërkoi që të përqendrohet te grupet në nevojë dhe jo sipas skemës aktuale të qeverisë

Megjithatë palët ranë dakord se do të jetë një vit i vështirë dhe se rritja e ekonomisë do të jetë rreth 3 për qind. Po ashtu edhe borxhi i Shqipërisë u kërkua që të zbresë deri në 70 për qind nga 73 që deklarohet aktualisht.

FMN mbylli sot misionin e konsultimeve për vitin 2022.