Biznesi "mbahet" me borxhe

Kompanitë private shqiptare më shumë se gjysmën e investimeve të tyre e realizojnë dhe e mbajnë përmes huave. Dhe subjektet provate në sektorin e bujqësisë kanë zërat më të larta të huasë me afro 78.5 përqind të kapitalit.

Kompanitë shqiptare nuk arrijnë dot të mbulojnë as gjysmën e shpenzimeve të ivenstimeve të tyre. Kjo pasi biznesi shqiptar financon me burimet e veta më pak se gjysmën e strukturës së bilancit.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kapitali përbën rreth 49% të vlerës së bilancit të sipërmarrjes shqiptare në terma mesatarë, por me luhatje të konsiderueshme mes sektorëve të ndryshëm të marrë në analizë. Për bujqësinë, kapitali përbën 78.5% të kapitalit kundrejt strukturës totale të financimit të bilancit, ndërsa vetëm 11.5% e përbëjnë detyrimet.

Pas bujqësisë, që ka edhe peshën më të lartë të kapitalit në bilanc, industria është i vetmi sektor ku kapitali përbën më shumë se gjysmën e bilancit është industria, me rreth 50.7%.

Të gjithë sektorët e tjerë kanë një peshë më të ulët të kapitalit, duke filluar nga ndërtimi, informacioni, pasuritë e paluajtshme, dhe në fund sektori i hoteleve dhe restoranteve. Të gjithë këta sektorë e financojnë pjesën më të madhe të bilancit kryesisht nëpërmjet detyrimeve. Në total, huaja bankare përbën mesatarisht rreth 18% të strukturës së financimit të bilancit për bizneset shqiptare.

Pas huasë bankare, vijon zëri i detyrimeve me furnitorët, që përbën rreth 11% të strukturës së përgjithshme të financimit të bizneseve në ekonominë shqiptare. Peshën më të lartë të detyrimeve furnitorët në bilance e ka sektori i hotelerisë dhe restoranteve, me 30%, i ndjekur nga informacioni me 24% dhe pasuritë e paluajtshme, me 23%. Peshën më të ulët e ka sërish bujqësia, me 5.2%.

Sipas analizës së Bankave të Shqipërisë, zëri kryesor në strukturën e detyrimeve është ai që klasifikohet në zërin “Të tjera” dhe që nuk përfshin as huatë bankare dhe as marrëdhëniet me furnitorët. Ky zë përbën rreth 52% të strukturës së financimit të bilancit në terma mesatarë. Pesha më e lartë e këtij zëri regjistrohet në sektorin e hoteleri-restoranteve, me pothuajse 45%, e ndjekur nga informacioni, me 41% dhe ndërtimi, me 31%. Peshën më të ulët të detyrimeve të tjera e ka gjithmonë bujqësia, me 10%.