Ekonomia në pikiatë, tkurret konsumi dhe investimet
Rritja e çmimeve dhe kriza energjisë kanë ndikuar negativisht në treguesin e besimit për konsumatorët shqiptarë. Sipas Bankës së Shqipërisë qytetarët dhe bizneset kanë tkurrur investimet dhe konsumin. Banka Botërore parashikon se rritja ekonomike në Shqipëri është e pasigurtë dhe paraqet shumë rreziqe negative të cilat vijnë si pasojë e çmimeve të larta që vazhojnë të jenë trend rritës.
Situata ekonomike shihet me pesimizëm në Shqipëri ku ka arritur vlerat më të larta në muajin shtator për këtë vit. Sipas Bankës së Shqipërisë, qytetarët dhe bizneset kanë tkurrur investimet dhe konsumin. Ndërkaq, treguesit e besimit në ekonomi kanë rënë me 1.9 pikë.
Por Banka Botërore parashikon se rritja ekonomike në Shqipëri është e pasigurt dhe paraqet shumë rreziqe negative të cilat vijnë si pasojë e çmimeve të larta që vazhojnë të jenë trend rritës.
Sipas Bankës Botërore, në Shqipëri ndihmat për shtresat në nevojë duhet të shtohen. Ndonëse në 3 mujorin e parë të këtij viti PBB pësoi rritje të fortë, presioni i çmimeve do të ndikoj negatitivsht duke e ngadalësuar në muajt pasardhës.
Referuar të dhënave nga Banka Botërore, parashikohet se në Shqipëri ekonomia do të vështirësohet ku shkak mund të bëhet rifinancimi i borxhit si pasojë e rritjes së normës së lartë të interesit.
Rritja e çmimeve si dhe kriza energjitike ka shkaktuar rënie të besimit të konumatorëve me 3.1 përqindje. Ky rezultat vjen si pasojë e përkeqësimit të situaës ekonomike në tërësi dhe rënia e balancave si për blerjet aktuale dhe blerjet e pritura.
Gjithashtu dhe sektori i ndërtimit ka pësuar uljen më të madhe ku arrin rënien prej 5.3%. Rënia u shkaktua nga përkeqësimi i vlerësimit të bizneseve për aktivitetin e tyre ndërtues.
3 pikë rënie ka shënuar dhe treguesi i besimit në shërbime, ku vjen me përkeqësim të vlerësimeve aktuale si dhe vlerësimeve për kërkesën .
Ndërsa, vetëm 1 pikë rritjeje ka shënuar treguesit e besimit për tregëtinë dhe industrinë.
