Çmimi i energjisë në pikëpyetje, ERE mbledh sot Bordin

Enti Rregullator Energjetik do të mbledhë sot bordin drejtues për të vendosur sesi do të aplikohet çmimi i energjisë elektrike.

Teksa kryeministri Edi Rama njoftoi që çmimi i ri energjisë elektrike nuk do të ndryshojë për qytetarët të cilët do të konsumojnë 800 kWh, Enti Regullator prej ditësh mban peng vendimin për mosaplikimin e çmimit të ri për energjinë.

Kjo pasi vendimi i qeverisë nuk është i vlefshëm nëse ai nuk miratohet nga ERE.

Dhe për këtë arsye Bordi Drejtues i këtij institucioni do të vendosë këtë të premte nëse energjia elektrike do të vijojë me çmimin që u vendos në mbledhjen e 23 shtatorit.

Dhe e gjithë kjo situatë duket se vijon të shkaktojë paqartësi tek qytetarët.

Nga Korporata Energjitike Shqiptare, thuhet se përgjatë muajit tetor, energjia elektrike nuk do të aplikohet me çmimin e ri për qytetarët që do të tjekalojnë fashën 800 kWh.

Shkak i këtij vendimi sipas KESH, janë prurjet e reshjeve. Në varësi të situatës do të shihet se si do të vendoset gjatë nëntorit. Po ashtu KESH thekson se qytetarët kanë nisur të sensibilizohen për shpërdorim të energjisë elektrike.