Kush e ka në kompetencë që të caktojë çmimin e energjisë elektrike?

Në një kohë ku e gjithë bota është prekur nga kriza ekonomike për shkak të luftës në Ukrainë por dhe të faktorëve të tjerë çdo qindarkë e shtuar qoftë ne  çmimin e energjisë apo në sektor të tjerë është një rëndesë e madhe për xhepin e qytetarëve.

Enti Rregullator i Energjisë në mbledhjen e zhvilluar në datë 30 shtator 2022 vendosi të mos heqë fashën e çmimit të energjisë për ata që shpenzojnë mbi 800 kilovat në muaj.

Eksperti i ekonomisë Zef Preçi në një intervistë për Ora News me gazetaren Siklaida Shorja tregoi se kush ka të drejtë të vendosë për çmimin e energjisë.

Zef Preçi: 3 kompani të mëdha apo tre blloqe të mëdha, prodhimi i energjisë që është kryesisht kaskada e Drinit, sektori publik  dhe sektori privat të rregulluara me ligje Operatori i Sistemit të Transmetimit  dhe Operatori i Shpërndarjes kanë të drejtën ligjore që në përfundim të çdo viti të mbështetur në performancën e tyre (se këta janë kompani shtetërore dhe nuk kanë për qëllim fitimin  tyre, se nuk i konkurron njeri, kanë qëllim përmirësimin e eficiencës dhe zhvillimin e aktivitetit) pra është e drejta e tyre të propozojnë ndryshim çmimi qoftë në marrëdhëniet mes tyre dhe në marrëdhënie me konsumatorin. Vendimmarrja është ekskluzivitet i Entit Rregullator të Energjisë dhe përballja e taksapaguesve, votuesve, është e plotë dhe nuk kanë pse përdoren politikisht. Kjo nuk duhet të lejohet të ndodhë në dëm të interesave të qytetarëve. Kjo është rishpërndarje, ua merr nga xhepi një pjese dhe shton të ardhura tek kompanitë.

Enti Rregullator Energjetik do të mbledhë nesër bordin drejtues për të caktuar sesi do të aplikohet çmimi i energjisë elektrike.