Varfëria shton vjedhet në markete

Ulja këmbëkryq e varfërisë ka rritur ndjeshëm dhe rastet e vjedhjeve të dyqaneve dhe marketeve të ndryshme. Policia e Durrësit raporton për raste në rritje të këtij fenomeni.

Kriza ekonomike që ka përfshirë vendin duket se ka ndryshuar dhe shënjestrën e krimit, ku në vend të vjedhjes vlerave monetare, tanimë persona të ndryshëm po vjedhin direkt ushqime në markete.

Pamjet vijnë nga Durrësi.

Një person, qëndron para rafteve të marketeve dhe vjedh produkte ushqimore.

Policia e Durrësit tha se ditët e fundit ka pasur një sërë denoncimesh për vjedhje nga dyqane dhe markete.

Në kuadër të ketyre denoncimeve policia ka arritur të identifikojë dhe dokumentojë disa raste të vjedhjeve atje.

Në pranga ra një 33-vjeçar nga Laçi.
Sipas drejtorisë së policisë së Durrësit ky person ka kryer vjedhje me datat 4.5.dhe 7 tetor.

Ndërkohë vetë policia tha se po punon edhe për disa raste vjedhjesh të tjera, çka vërteton se numri i personave që po marrin pa paguar produkte ushqimore është rritur bashkë me rritjen e pandalshme të çmimeve.

Varfëria shton vjedhet në markete
I riu i arrestuar për vjedhje në market