"Jeta në limbo”, drama e afganëve në foto
Drama e braktisjes së vendit të tyre nga afganët e strehuar në vendin tonë që i shpëtuan përndjekjes së regjimit Taliban, tërhoqi vëmendjen e gazetares austriake, Fanciska Cinderler dhe fotografi Ilir Tsuko, të cilët përmes fotografive dhe reportazheve çelën ekspozitën “Jeta në limbo”.
Si mund ta shijosh qëndrimin në ambientet e një hoteli thuajse me kushte luksoze, me pamje nga deti, kur vetëm para pak orësh kërcënoheshe nga regjimi Taliban?
Dramën dhe dëshmitë e të arratisurve nga fatet e tyre, i sollën për publikun shqiptar reporterja austriake Franziska Tschinderle, dhe fotografi me origjinë shqiptare Ilir Tsuko në ekspozitën “Jeta në Limbo”.
Reporterja austriake, e cila punon prej vitesh per mediat gjermane, tregon sfidat e grave, fëmijëve dhe torturat e talebanëve, teksa ndan detaje edhe mbi strehimin e tyre në vendin tonë.
"Kam folur me shumë vazja të moshës sime pak a shumë, rreth të 20-ave, studente që kanë ardhur në Shqipëri. Ato kanë pasur mundësi të bëjnë në Shqipëri gjera që më parë nuk kanë mundur ti bëjnë.
Jeta e tyre ka ndaluar pasi nuk mund të krijoheshin struktura kaq shpejt në një hotel apo resort. Pasi morën vesh që do të rrinë për njëfarë kohe në Shëngjin janë krijuar kopshte, shkolla.
Mund të rrinë në Shqipëri por në fund të ditës duan të shkojnë në Kanada apo Amerikë," tha ajo.
Tre vite në vendin tonë e kanë detyruar atë që të marrë mësime të gjuhës shqipe.
"Arsyeja se përse kam mësuar shqip është sepse teksa po jetoj këtu duhet të komunikoj me njerëzit," tha ajo.
Ndërkohë, fotografi Tsuko, e cilëson një burg floriri nga sytë e refugjatëve hotelin ku u strehuan afganët.
"Unë do thoja një "burg floriri". Për fëmijët ishte një lumturi, një lojë. Të kesh një pishinë tregon se fëmijët e përjetojnë luftën ndryshe," tha ai.
I pyetur nëse të dëbuarit i ngjasojnë me emigrantët shqiptarë në vendet e huaja, ai thotë po.
"Emigracioni ka një fytyrë. Po gjeta ngjashmëri midis ne, emigrantëve që kemi jetuar në Greqi apo Itali, sa i takon sfidave e problematikave," tha ai.
Ekspozita “Jeta në Limbo” mbajt në Tiranë në Qendrën kulturore Tulla në kuadër të tetorit gjerman.