Raporti për Shqipëria, KE: Reforma në drejtësi, shenjë e mirë progresi. Ende punë tek liria e medias, korrupsioni, pronat
Nga Ora News Përditësimi i fundit 12 Tetor 2022, 13:58
Komisionieri i Këshillit Europian Oliver Varheley ka deklaruar sot se Shqipëria ka bërë progres ndërsa reformat në drejtësi janë një shenjë e mirë.
"Shqipëria ka bërë progres dhe ka dhënë rezultate. Reforma në drejtësi dhe vetingu që po vijon janë shembuj të progresit të mirë. Vendi ka treguar një vendosmëri për ligjin për të luftuar krimin dhe korrupsionin.
Shqipëria ka mbajtur 100% linjën e CFEP-së dhe është në Këshillin e Sigurisë e i përgjigjet pushtimit rus të Ukrainaës.
Duhet ende punë në çështjet e reformës në drejjtësi, fjalës së lirë, korrupsionit, të drejtat e pronës, çështjet e minoritetit dhe liria e medias," tha ai.
