Berat/ Vëllezërit bëjnë vetëgjyqësi me 15 vjeçarin që u hyri në shtëpi dhe u vodhi paratë

Dy vëllezër akuzohen se kanë marrë me forcë një 15 vjeçar të cilin e akuzuan se u kishte hyrë në banesë dhe u kishte vjedhur paratë.

Policia e Beratit informoi se janë arrestuar dy vëllezërit për akuzën e vetëgjyqësisë ndërsa 15 vjeçari do të procedohet penalisht për vjedhje.

“Arrestimi i tyre u bë pasi, në fshatin Drenovicë, Dimal, kanë marrë me forcë dhe me vetëgjyqësi, në automjetin e tyre, një 15-vjeçar, sepse dyshonin se kishte vjedhur një shumë parash, në banesën e tyre, në datën 10 tetor 2022” informoi policia.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Stacionin e Policisë Dimal, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve F. H., 33 vjeç dhe A. H., 30 vjeç (vëllezër), banues në Drenovicë, Dimal.  

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.