Tentuan të kalonin 1.2 mln € false në Rinas, Prokuroria kërkon nga 9 vite burg për tre të arrestuarit
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sot dënimin me nga 9 vite burg për 3 të arrestuarit që akuzohen se futën 1.2 mln € false në Rinas.
Më 17 shkurt në aeroportin e Rinasit u arrestua një shtetas nga kameruni pasi në çantën e tij të udhëtimit u gjet një shumë prej 1 milion e 75 mijë euro që dyshohet se ishin të falsifikuara.
Sipas policisë 53-vjeçari, Josou Ngankam, për të ardhur në vendin tonë kishte kaluar transit nga Parisi në Turqi dhe destinacion final Shqipërinë.
Përveç shumës së parave të flasifikuara polica gjeti edhe letra që përdoren për të prodhuar kartmonedha të prerjeve të ndryshme.
I arrestuari në atë kohë ka treguar së paratë do t'ia dorëzonte një personi me emrin 'Toni', ndërkohë që ka pretenduar se identitetin e plotë të këtij personi nuk e di.
Policia ka arrestuar gjithashtu edhe zvicerianen Jeniffer Chollet nga Zvicra që prej kohësh jetonte në vendin tonë dhe 45 vjeçarin Zinedine Nkeh nga Kameruni si bashkëpuntor të Josoua Ngankam.
Mësohet se 39-vjeçarja Jennifer Chollet, përveç bashkëpunimit në shit-blerje të pronave që kishte krijuar në Tiranë, po ashtu kishte krijuar lidhje edhe me Exchange.
