E rëndë/ Vritet 17 vjeçari në qendër të Klosit, i ati vdes në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Tetor 2022, 14:26
Një vrasje tronditi pas mesditës së sotme qytetin e Klosit.
Një 17 vjeçar u vra në qendër të Klosit.
Adoleshenti që mbeti i vrarë është identifikuar si Kenado Shira dhe i ati Ilir Shira.
Ora News mëson se ka mbetur i plagosur edhe babai i adoleshentit i cili më vonë u mësua se ndërroi jetë në spital.
Policia tha se ka arrestuar Fiqiri, Fatmir dhe Besnik Mjeshtrin dhe se Fiqiri Mjeshtri i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë.