Raporti për Kosovën, KE: Të angazhohet për dialogun me Serbinë që edhe Beogradi të bëjë të njëjtën gjë

Këshilli Europian ka prezantuan sot edhe raportin për Kosovën. Komisionieri Oliver Varheley në fjalën e tij deklaroi se vendi ka bërë progres dhe ka patur stabilitet politik vitin e fundit, megjtihatë duhet bërë më shumë sidomos në dialogun Prishtinë-Beograd.

"Kosova ka patur stabilitet politik gjatë këtij viti dhe autoritetet kanë treguar se janë të gatshëm të vijojnë rrugën drejt BE-së. E diomë se Kosova ka bërë hapa për demokracinë dhe shtetin e së drejtës, për të luftuar korrupsionin.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Është bërë punë për një progres në çështjet e ndryshme sa i takon edhe tranzicionit energjetik dhe emigracionit.

Sa i përket liberalizimit të vizave Komisioni i përmbahet asaj që tha në korrik, që Kosova i ka përmbushuar të gjitha pikat. Propozimi është ende në Këshill dhe priten diskutime teknike," tha ai.

Sa i takon dialogut Prishtinë-Beograd tha ai, Kosova duhet të angazhohet konstruktivisht që edhe Beogradi të bëjë të njëjtë gjë.