“ERE u përdor për të realizuar direktivat e Ramës”, Preçi: Rritja e çmimit të energjisë e pambështetur në ligj
Enti Rregullator i Energjisë në mbledhjen e zhvilluar në datë 30 shtator 2022 vendosi të mos heqë fashën e çmimit të energjisë për ata që shpenzojnë mbi 800 kilovat në muaj.
Sot pritej mbajtja e një mbledhje nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE) por u shty për me datë 7 tetor në orën 14:00.
Zef Preçi, ekspert i ekonomisë thotë se kjo instancë u përdor për të realizuar direktivat e Ramës. Sakaq ai thotë se rritja e çmimit të energjisë është e pambështetur në ligj.
Zef Preçi: Entet rregullatore shërbejën si balancues mes konsumatorëve, bizneseve dhe qeverisë. Shpreh keqardhjen se dhe ky ent i plotësuar me teknicien që e njohin fushën e përdorën politikisht për të realizuar direktivat e Edi Ramës. Një vendimmarrje për ta rritur çmimin e energjisë është vendim i pa mbështetur në ligj dhe me pasoja negative për ekonominë. ERE duhej të anulonte vendimin e tij. Kemi të bëjmë me një vendim politik komprometues për një ent. Ndikon keq për imazhin e institucionit por dhe klimën e biznesit në tërësi.
“Këtu qeveria është e interesuar që të alokuojë fonde sa më pak për të importuar energji duke rënduar 2 herë xhepin e qytetarëve. Është e pakuptimtë që Shqipëria edhe pas 30 vitesh ka një çmim që ndryshon vetëm në rritje çka reflekton mungesë fleksibiliteti e probleme të tjera serioze që lidhen me këtë sektor.”
