Me gomone drejt Anglisë, 1.600 emigrantë u kapën nga policia në 48 orët e fundit, rrezikuan mbytjen
Mediat britanike njoftuan se 1600 emigrantë të paligjshëm kanë hyrë në Angli gjatë 48 orëve të fundit. Pavarësisht masave të marra nga policia vendase, numri i klandestinëve cilësohet i lartë ndërkohë që dy grupe prej tyre janë kapur duke lundruar me gomone të pasigurta në mot të keq duke rrezikuar mbytjen. Pjesë e këtyre grupeve që hyjnë ilegalisht në Angli vitin e fundit janë bërë edhe shqiptarët.
Qeveria britanike ka marrë masa kundër hyrjes ilegale të emigrantëve në vend por shifrat e nxjerra nga mediat atje tregojnë jo vetëm që fenomeni nuk po ndalon, por përkundrazi kla një dyndje të klandestinëve.
Sipas mediave britanike, nga e diela deri të hënën në kanalin anglez u kapën 1,600 emigrantë të cilët po lëviznin më gomone të vogla duke rrezikuar edhe jetën për shkak të motit.
Orban: Merkel do të mund të parandalonte luftën në Ukrainë
11 Tetor, 15:30
Për të kapur emigrantet ende pa u nisur policia britanike ka bashkëpunuar edhe me policinë franceze të cilët vetëm dy ditë më parë kapën 360 emigrantë të tjerë, duke tentuar kalimin dhe u kthyen në Francë nga ngushtica e Pas-de-Calais.
E ndërsa këtë të hënën, 539 emigrantë të tjerë u gjetën në Kanalin anglez.
Pas këtyrë operacioneve të finalizuara, autoritetet detare franceze dolën në deklaratë duke vënë dispozicion 3 anije për shpëtimin e emigranteve.
Sipas shefit të Brexit, Nigel Farage, 35,000 njerëz kanë kaluar deri tani Kanalin anglez.
Numri i kalimeve të paligjshme të emigrantëve është rritur këtë vit ku një pjesë të tyre e zënë edhe personat nga Shqipëria.
Personat që kryejnë kontrabandën e emigrantëve sipas mendiave angleze po arrijnë fitime të mëdha për shkak të numrit të emigrantëve që dëshirojnë të kalojnë Kanalin.
Një prej rasteve të fundit të bëra publike tregonte një shqiptar që dyshohet se fiton më shumë se një milion paund në javë duke trafikuar emigrantë në Mbretërinë e Bashkuar.


