Bombardimet e fuqishme në Kiev, G7 mblidhet sot
Nga Ora News Përditësimi i fundit 11 Tetor 2022, 09:04
Udhëheqësit e G7 do të takohen sot gjatë drekës për të diskutuar mbi breshërinë e bombardimeve të së hënës në qytetet ukrainase.
Gjatë thirrjes së sotme, liderët duke përfshirë presidentin e SHBA-së Joe Biden dhe kryeministren e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss pritet të ritheksojnë mbështetjen e tyre për Ukrainën në përpjekjet e saj të luftës.
Pritet që të marrë pjesë edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Pas telefonatës pritet dhe një deklaratë mbi atë që do të vendoset në mbledhje.