E zhgënjyer nga Shqipëria, këngëtarja: Vendin e kanë marrë vetëm disa ujqër në dorë, të jesh e bukur thonë k****
Në emisionin “Jeto me Orën” këngëtarja Valbona Peraj foli rreth jetës së saj në Amerikë, zhgënjimin që ka pasur në vendin tonë si dhe projektet e reja që dëshiron të realizojë.
Peraja tregoi se ka pasur dëshirë të bënte biznes në Shqipëri por për të ishte e pamundur, madje thotë se këtë vend e kanë marrë vetëm disa ujqër në dorë.
Valbona Peraj: Amerika nuk është Amerika që shohim nëpër filma. Atje asgjë nuk është falas por atë që e ëndërron e arrin. Kur isha në Shqipëri kam punuar në shtet por kur ika në Amerikë i hodha të gjitha në plehra. Më vjen keq për Shqipërinë time. Kthehem pas 7 viteve nuk e di në kam ndryshuar unë por ky vend nuk po shkon për mirë. Shqipëria është në tranzicion gjithë kohën. Vetëm në një shtet të tillë nuk ekzistojnë rregullat. Unë pata thënë se do të vij të hap biznesin tim në Shqipëri. Por jam bindur totalisht të mos kem asgjë në Shqipëri. Është humbje kohe. Këtë vend e kanë marrë vetëm disa ujqër në dorë. Ndoshta kur mund të bëhem 60-70 vjeç do të them ‘kam lekë për të hedhur dhe të kthehem në vendin tim’.
Këngëtarja thotë se ka kaluar sfida të ndryshme në jetë por ato e kanë bërë më të fortë.
Valbona Peraj: Unë kam djegur një dorë në Amerike. Kur këndoja e fshehja. Një aktor amerikan vjen në lokal dhe më thotë “dorën e ke të djegur” dhe unë e fsheha. Ai tha mos e fshih, mos u ndje në faj, unë imagjinoj dhimbjen që ke kaluar. Është një dhimbje e madhe dhe kur njerëzit i kalojnë dhimbjet janë më të fortë. Falë Zotit nuk kam kaluar humbje njerëzish në jetën time por sfidat e forta. Kur kam qarë nuk më ka parë askush. Janë mbyllur me mijëra herë dyer në fytyrën time, kam qarë një dit dhe nuk më ka parë askush.
Valbona Peraj madje shprehet se dhe të jesh e bukur është problem në Shqipëri.
Valbona Peraj: Në Shqipëri të jesh femër e bukur thonë “lërë kurvën se ku dihet qa ka bërë për ta arrit aty ku ka arrit” , të jesh mashkull i bukur të thonë “lëre se është gej”.
Pasionin për këngën nuk ja ka zbehur asnjë sfidë.
Valbona Peraj: Kam disa këngë në realizim e sipër. Para se të lija muzikën në një pauzë 10 vjeçare nxora albumin tim por mendoj të vij me një album me 5 ose 6 këngë solo por dhe me bashkëpunim.
