Rusia paralajmëron perëndimin
Rusia ka përcjellë një tjetër paralajmërim mëngjesin e së martës për Perëndimin lidhur me përfshirjen e tij në konfliktin Ukrainas.
Reagimi i fundit vjen nga zëvendësministri i Jashtëm Sergei Ryabkov, i cili u raportua fillimisht nga Agjencia Shtetërore Ruse e lajmeve RIA të jetë shprehur se Rusia do të marrë kundërmasat e duhura në përgjigje të “përfshirjes në rritje” të Perëndimit në luftën me Ukrainën.
“Ne paralajmërojmë dhe shpresojmë që ata të kuptojnë rrezikun e përshkallëzimit të pakontrolluar në Uashington dhe kryeqytete të tjera perëndimore”, u shpreh numri 2 i diplomacisë ruse.
Ndërkaq, të hënën, presidenti rus Vladimir Putin tha se një numër i sulmeve me raketa që goditën qytetet e Ukrainës, duke vrarë të paktën 14 njerëz , ishin në hakmarrje për sulmet në territorin rus, duke lënë të kuptuar se i referohej bombardimit të urës Kerç në Krime, për të cilin Moska fajëson forcat Ukrainase.
Fuqitë Perëndimore i kanë ofruar Ukrainës mbështetje ushtarake gjatë gjithë konfliktit dhe kanë vendosur sanksione gjymtuese ndaj aseteve Ruse.
Ndërsa Gjermania, pritet të dorëzojë një sistem të mbrojtjes ajrore në Ukrainë shumë shpejt, si dhe të dorëzojë tre të tjerë vitin e ardhshëm.
