Sulmet me raketa në Kiev, konfirmohen 19 të vdekur dhe 105 të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Tetor 2022, 09:42
83 raketa ruse bombarduan kryeqytetin ukrainas dhe zona të tjera mëngjesin e djeshëm.
Nëntëmbëdhjetë persona u vranë nga sulmet raketore të Rusisë në Ukrainë dje, kanë konfirmuar shërbimet e emergjencës.
Në një përditësim të hënën në mëngjes, Shërbimet Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës thanë gjithashtu se 105 persona ishin plagosur në të gjithë vendin.
