Bombardimet në Kiev u bënë nga dronë iranianë, ja çfarë deklaroi ushtria ukrainase pas sulmit

Ukraina akuzoi të hënën Moskën për përdorimin e dronëve të prodhuar nga Irani si pjesë e sulmeve të shumta vdekjeprurëse që forcat ruse filluan në të gjithë Ukrainën.

Kievi tha se 83 raketa ose dronë u lëshuan kundër vendit të hënën në mëngjes, duke goditur kryeqytetin dhe disa qytete të tjera, dhe duke vrarë civilë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se forcat ruse përdorën si raketa ashtu edhe drone të prodhuar nga Irani - që besohet se ishin dërguar nga Bjellorusia - për të goditur vendin e tij.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

“Ata duan panik dhe kaos. Ata duan të shkatërrojnë sistemin tonë energjetik”, tha Zelensky.

Ai shtoi: Rusia 'po përpiqet të na shkatërrojë dhe të na zhdukë nga faqja e dheut'.

Në një deklaratë në Facebook, ushtria e Ukrainës specifikoi se "armiku përdori UAV-të iraniane Shahed-136 në sulmet e nisura nga territori i Bjellorusisë" dhe gadishulli i Krimesë i aneksuar nga Rusia, duke shtuar se nëntë dronë u "shkatërruan".

Bombardimet në Kiev u bënë nga dronë iranianë, ja

Përpara të hënës, Ukraina tha se kishte rrëzuar tashmë shumë prej municioneve HESA Shahed 136 (të njohura edhe si dronë vetëvrasës ose dronë kamikaze).

Vetëm midis 30 shtatorit dhe 6 tetorit, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se kishte shkatërruar 24 nga armët, të cilat janë projektuar për t'u fluturuar drejtpërdrejt në objektiva, duke dërrmuar dhe shmangur mbrojtjen ajrore gjatë rrugës.