Sulmohet sërish qyteti ukrainas, një i vdekur konfirmohet në Zaporizhzhia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Tetor 2022, 09:55
Qyteti jugor i Ukrainës, Zaporizhzhia është vënë nën zjarr masiv më herët këtë mëngjes.
Dymbëdhjetë raketa goditën objektet publike, thonë shërbimet e urgjencës. Deri tani, është konfirmuar një viktimë.
Thuhet se ekipet e shpëtimit kanë shuar një zjarr i cili u përhap në 100 metra katrorë.
Një postim në Telegram nga guvernatori rajonal shton se vdekja ndodhi në një firmë që shet makina.
Midis ndërtesave të tjera të dëmtuara, sulmet kanë goditur edhe një shkollë.
Rusia ende nuk ka komentuar mbi sulmet e fundit.
