Lavrov: Të hapur për bisedime me amerikanët për luftën në Ukrainë

Rusët kanë parashtruar se janë të gatshëm të ulen me amerikanët për t’i dhënë zgjidhje luftës në Ukrainë. Kryediplomati Lavrov tha gjatë një interviste se nëse merrte ftesë nga amerikanët për takim mes Bidenit dhe Putinit, do ta merrte në konsideratë këtë ftesë.

Ndërsa lufta në Ukrainë ka hyrë në muajin e saj të tetë dhe ka sjellë unifikim të frontit perëndimor në këtë luftë, rusët kanë kërkuar bisedime me amerikanët për këtë çështje.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Larov tha për mediet vendase se ata ishin të hapur për negociata me amerikanët, por nuk kishin marrë ende një propozim serioz.

Gjatë një intervistë në televizionin shtetëror, Lavrov tha se Rusia ishte e gatshme të angazhohej me Shtetet e Bashkuara ose me Turqinë për mënyrat për t'i dhënë fund luftës.

Javët e fundit, ukrainasit kanë bërë përparime në front, ndërsa amerikanët kanë premtuar më shumë armatim. Palët, amerikanët dhe rusët, kanë akuzuar njëra – tjetrën se refuzojnë të ulen për bisedime.

KËTU LAJMET MINUTË PAS MINUTE

Kryediplomati rus foli gjithashtu edhe për mundësinë e një takimi mes Putinit dhe Bidenit. Rusia nuk do ta refuzojë një takim midis Presidentit Vladimir Putin dhe Presidentit të SHBA Joe Biden në samitin e G20-ës në Indonezi. Do ta shqyrtojmë një propozimin të tillë nëse na vjen, tha Lavrov.

Turqia është një nga mundësitë për të ndërmjetësuar në dialogun mes Perëndimit dhe Rusisë. Presidenti Erdogan ka mbajtur kanale të hapura me Rusinë, ndërsa është partner në NATO i amerikanëve.