Policia rikthehet “online", drejtoria tender për datacenter
Sistemet e policisë së shtetit janë kthyer në funksionim pas më shumë së një muaji ndërprerje për shkak të sulmit kinerbetik. Në normalitet është kthyer sistemi i gjobave dhe ai i aplikimeve për pasaporta. Sipas informacioneve mësohet se të gjithë kompjuterat janë formatuar me qëllim për ti pastruar nga çdo virus. Për të garantuar sigurinë kibernetike drejtoria e policisë shtetit ka hapur një tënder më një fond prej 450 milionë lekë me qëllim Mirëmbajtjen e DataCenterit të institucionit.
Sistemet informatike të policisë së shtetit janë rikthyer në funksionim pas më shumë se 1 muaji ndërprerje nga sulmi kibernetik i ndodhur më 9 shtator.
Burime të policisë thonë se të gjithë kompjuterat janë riformatuar nga e para e ndërsa janë rishikuar edhe njëherë të gjitha masat e sigurisë me qëllim parandalimin e një tjeter sulmi.
Mësohet se për të testuar muret mbrojtëse policia ka kontatuar një kompani e cila kryen teste dhe sulme të stimuluara periodike. Me rikthimin në punë të sistemit policor, mësohet se janë rikthyer edhe shërbimi i databazës së gjobave dhe ai i aplikimeve për pasaporta.
Duket se sulmi i hakerave nga Irani e ka tronditur jo pak policinë e shtetit. Drejtoria e përgjithshmë ka hapur një tender e cila ka si qëklim mirëmbajtjen e datacenter aty ku ndodhen edhe sistemet e policisë. tenderi kap vleren e 450 milion lëkëve të vjetra ndërkohë që është kërkuar që puna të përfundojë për 90 ditë.
Data Center i Policise se Shtetit ndodhet në Komisariatin e Policisë Nr3, Godina e laboratorëve elektronikë, në rrugën Mine Peza. Sipas policisë nevojitet monitorimi i vazhdueshem i objektit per te evidentuar ne kohe dhe minimizuar efektet e mundshme negative te problemeve te cilat mund te cenojne funksionimin normal te Data Center-it.
Mes 8 pikave të kërkuara në këtë tender policia kërkon edhe garantimin dhe zbatimin e standardeve të sigurisë, me qëllim që të ruhet pacënueshmëria e sistemeve.
Po kështu tenderi parashikon se fituesi duhet të ofrojë diagnostikimin dhe identifikimin e detajuar të çdo problemi ose keqfunksionimi të pajisjeve.
Një tjetër kërkesë është propozimi i zgjidhjes përkatëse, rekomandime për masat që duhen marrë, duke i ofruar informacion të plotë stafit teknik të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
