Apeli lë në fuqi vendimin: 3 vite burg për Enkelejda Hoxhën, gjyqtarja që lironte "të fortët"

Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e shkallës së parë për ish gjyqtaren e Krujës Enkeleda Hoxha, e cila u dënua me 3 vite burg. Në fuqi u lanë edhe vendimet për të pandehurit e tjerë mes te tjerëve përfshirë edhe avokatin Aldo Tabaku i cili u dënua me 4 vite burg. Ata akuzohen për skemën e lirimeve të paligjshme nga burgu në gjykatën e krujës ku kanë përfituar disa të dënuar për vepra të rënda penale.

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me 3 vite burg për ish gjyqtaren e Krujës, Enkeleda Hoxha e akuzuar për korrupsion.

Ish-gjyqtarja u arrestua më 11 shkurt 2021 në sallën e gjyqit, pasi nga përgjimet rezultonte se së bashku me avokatin Aldo Tabaku lironte të dënurit me dënime të renda nga qelia kundrejt pagesës.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Për avokatin Tabaku shkalla e parë dha 4 vite burg, dënim i cili mbeti në fuqi edhe në shkallën e dytë.

Mes të dënuarve janë edhe sekretarja e Gjykatës, Emanuela Mallkuçi e dënuar me 3 vite burg, nga të cilat do të kryejë 2 vite burg. Ndërsa Saimir Petani dhe Bledar Petani janë dënuar secili me 2.6 vite burg nga të cilat do të kryejnë 1.8 vite burg.

Ata ishin të afërmit e të dënuarit që kishin futur avokatin mik tek gjyqtarja për ta liruar nga burgu. Edhe për ta gjykata lë ne fuqi vendimin e dhene nga shkalla e parë.

Enkelejda Hoxha u shkarkua nga detyra e gjyqtares më 17 mars të vitit të kaluar  dhe u la në burg nga Gjykata e Apelit.

Ajo u arrestua nga SPAK pas një operacioni të zhvilluar në Gjykatën e Krujës, në seancë gjyqësore teksa po lironte një tjetër të dënuar.

Skema e paligjshme e vendosur në zbatim nga gjyqtarja dhe të akuzuarit tjerë sipas prokurorisë kishte të bënte me lirimin para kohe të personave të dënuar për vepra të rënda penale.

Dokumenta bashkëngjitur