Protestuesi në Elbasan: Njeriu ngopet me 5 kokrra fiq, këta kanë 9 vjet që po vjedhin e s'ngopen

Në protestën e zhvilluar sot në Elbasan nga simpatiantë tgë PD-së, të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë shprehur pakënaqësi për ritjen e çmimeve në vend.

Një prej tyre ka akuzuar qeverinë se ka 9 vjet që po vjedh e teksa u shpreh se nuk po ngopen dot.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Këto kanë 5 vjet që vetëm vjedhin e vjedhin. Njeriu ha pesë kokrra fiq e ngopet. Këto nuk ngopen.

...Nuk diskutoj për parfumin as për uiskin. Diskutoj për bukën për vajin, për miellin, për sheqerin, për orizin. Pra për produktet e shportës.

Ato janë rritur me 50% në një kohë që qeveria rrit pensionet me 7%. Pra tallet me këtë popull.

Ky popull 80% të ardhurave i konsumon për ushqim, pjesën tjetër e shpenzon për drita e ujë" tha ai.