Kultivimi i orizit në Lezhë traditë dhe biznes fitimprurës

Prej 4 vitesh në Lezhë është rikthyer tradita e kultivimit të orizit, ndërsa sfidë tashmë është orientimi i sa më shumë fermerëve drejt kësaj kulture.

Pas një ndërprerjeje prej gati 3 dekadash, orizi nisi të mbillet sërish në fushën e Zadrimës në Lezhë para katër vitesh, ç'ka rezultoi me sukses.

“Besoj që ky do jetë viti i fundit që jemi të vetmit që e bëjmë. Ka qenë fiks kjo për të frymëzuar dikë tjetër që ta bëj,” tha Altin Prenga.

Studentë të Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Ekspert të Fushës, bashkë me ministren e bujqësisë u njohën me mënyrën e kultivimit të kësaj kulture.

Sfida tani është përfshirja e sa më shumë fermerëve në kultivimin e orizit.

“Kjo të mos mbetet një praktikë e izoluar por të shpërndahet e të marrë format dhe mënyrat në të gjithë vendin,” tha Filip Haxhari.

Sipërmarrësi Altin Prenga, që rikthye traditën e kultivimit të orizit e cilëson biznes fitimprurës dhe një mundësi të mirë investimi në fushën e bujqësisë.

 “Orizi minimalisht në Europë shitet 2 fishi ne krahasim me grurë , misër ose diçka tjetër. Rendimenti është 20 % me shumë se gruri ose aty afër.

Unë ofrohem personalisht të nënshkruaj një kontratë me një prodhues që mund të jetë partner, për 20 hektarët e parë të bëjmë një kontratë blerje me 80-91 euro kg, në oriz të patrajtuar mirë që është si kalliri," tha ai.

Para viteve 1990, kultivimi i orizit zinte mbi 15 mijë ha tokë, ku zona tradicionale ishin Shkodra dhe Lezha.