Ky është Kristjan Cenaj, autori i arrestuar i vrasjes së Mariglen Gjonajt

Shtatë vite nga vrasja e Mariglen Gjonajt policia thotë se ka zbardhur motivin e krimit që tronditi mbarë opinionin publik por dhe ka arrestuar autorin e dyshuar. Ai është Kristjan Cenaj.

30 vjeçari banonte në të njëjtin fshat Ferrë Trashë të Kurbinit ku banonte dhe 16 vjeçari.

Krimi i rëndë ndodhi më 18 maj 2015 dhe Kristjani, atëherë 23 vjeç kishte qenë në shoqërinë e Mariglenit për gjatë gjithë asaj dite.

E ëma e Mariglenit e cila kishte humbur bashkëshortin kishte dyshuar që në fillim tek Kristjani si autor i zhdukjes pa lënë gjurmë të djalit të saj.

Shtatë vite më pas në Zbulimi i eshtrave të Mariglenit më 3 prill 2022 në vendin e quajtur “Shëllinx”, në afërsi të Hidrovorit, në fshatin Adriatik,  Njësia Administrative Fushë Kuqe, Kurbin, bënë që të rihapen hetimet.

Ndërkohë që më 10 tetor 2022 iu vunë prangat Kristjan Cenajt.

Policia thotë se ai vijon të mbajë qëndrim mohues për vrasjen e 16 vjeçarit por policia thotë se metodat speciale të hetimit,dëshmitë, ballafaqimet, analiza e tabulateve të qelizave telefonike, në interes të këtij hetimi, kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes, shtetasit Kristjan Cenaj, 30 vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Ferrë Trashë, Kurbin"