Bulqizë/ Minatori vritet në minierë, i shpërtheu eksplozivi, arrestohen drejtuesi teknik dhe brigadieri

Një 52 vjeçar ka humbur jetën të hënën në një minierë kromi në Bulqizë. Kujtim Lila po punonte si zjarrmëtar ndërsa eksplozivi nuk ka shpërthyer në kohë. Në lidhje me këtë ngjarje policia ka rrestuar dy përgjegjësit e galerisë së kromit.

Kujtim Lila 52 vjeç humbi jetën të hënën, 10 tetor 2022, në një nga galeritë e kromit në Bulqizë.

Jo zyrtarisht është mësuar se shkak për vdekjen e 52 vjeçarit është bërë një shpërthimi i vonuar i eksplozivit të përdorur në galeri.

Kujtim Lila punonte si zjarrmëtar ndërsa ai ka shkaur të kontrollonte eksplozivin që nuk shpërthej, ndërsa në këtë moment ai ka shpërthyer duke e vrarë në vend 52 vjeçarin.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Policia e Bulqizës lajmëroi të martën se ka arrestuar 2 persona që ishin përgjegjës për sigurinë në punë të galerisë.

Flamur Halili Drejtues teknik i subjektti minerar, dhe Bekim Tançi me detyrë brigadier në minierën ku ndodhi ngjarja ranë në prangat e policisë.

Arrestimi i tyre sipas policisë u bë pasi, nuk kanë marrë masa për zbatimin e sigurisë e të mbrojtjes së jetës e të shëndetit të punonjësve, si dhe nuk kanë ushtruar kontrolle për të siguruar  vendin e punës.

Ky është aksidenti i katërt me pasojë vdekjen në miniera gjatë këtij viti.