Nga 53 mijë - 125 mijë lekë, ja pagat e reja të policisë e policisë së burgjeve që hynë në fuqi nga shtatori
Publikohen në Fletoren Zyrtare pagat bazë për gradë të punonjësve të Policisë së Shtetit dhe Policisë së Burgjeve psa rritjes që iu caktua në shtator të 2022.
Për Policinë e Shtetit pagat nisin nga 57.500 lekë e punonjësit me gradë “Inspektor” dhe vijojnë deri në 125.000 lekë, e punonjësit me gradë “Drejtues Madhor”.

Ndërsa për Policinë e Burgjeve pagat nisin nga 53.500 lekë e punonjësit me gradë “Aspirant”, dhe vijon deri në 125.000 lekë, e punonjësit me gradë “Drejtues i Lartë”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 shtator 2022.
Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për vitin 2022, përballohen nga fondet "Për buxhetin e vitit 2022’, të ndryshuar”, në kuadër të paketës së rezistencës sociale ndaj pasojave të krizës.
Rritja e pagës erdhi në kuadër të të paketës së rezistencës sociale ndaj pasojave dhe krizave.
Në fund të shtatorit Rama njoftoi për një shtesë page 15% për nivelin bazë dhe shtesa 7% është për nivelin e mesëm në polici. Po kështu njoftoi dhe shtesë page edhe për gardën, policinë e burgjeve, zjarrfikësat.