Shqetësuese sulmet e gazetarëve. Transmetuesi publik të jetë i pavarur politikisht
Liria e shprehjes në Shqipëri është fusha ku është bërë më pak progress dhe mbetet një shqetësim për ndërkombëtarët.
Kryetari i OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Vincenzo del Monaco tha se shqetësim mbetet dhe fushata e sulmeve të gazetarëve dhe renditi dhe disa problematika të tjera me të cilat përballet sot media.
Liria e shprehjes është fusha ku ne kemi parë më pak progres, dhe kjo mbetet një shqetësim për ne, mbetet shqetësim që ne e shohim në të gjithë rajonin në të njëjtën atmosferë të sulmeve verbale, të fushatave të njëjta dhe të sulmeve të gazetarëve që nuk janë përmirësuar dhe ky konteskt nuk ka hasur përmirësim. Ne shohim që ndërhyrja e biznesit në media e ndikon, pengon, krijon pengesa në cilësinë e gazetarisë dhe gazetarëve.
Kryesuesi I OSBE-së vuri theksin edhe tek pavarësia më e madhe politike e AMA-s por dhe e TVSH-së
“Duam të shohim pavarësi më të madhe politike sa i takon Autoriteteve rregullatore dhe transmetuesit publik. Ne shohim që dezinformimi dhe manipulimi është diçka që edhe BE-ja ka rënë viktimë, edhe zona e BE-së ka rënë viktimë, shtetet anëtare të saj dhe sigurisht agresioni i paprovokuar i Ukrainës e ka rënduar situatën"
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi sot forumin e tetë për Zhvillimin e Medies.
Në këtë forum u prezantua dhe kurrikula e re e programit të gazetarisë financuar nga BE dhe që do të implementohet nga OSBE.
Forumi shërben si platformë dialogu mes medies, institucioneve publike dhe shoqërisë civile. Këtë vit, ai do të fokusohet te liria e shtypit, zhvillimi i medies në Shqipëri, siguria e gazetarëve dhe sfidat e krijuara nga dezinformimi dhe propaganda.